Ferizaj/ Dy persona të panjohur sjellin në emergjence një femër pa shenja jete, pastaj ikin

Sot në ora 15:00, në emergjencën e qytetit të Ferizajt është sjell një femër pa shenja jete.

Indeksonline mëson se femrën pa shenja jete e kishin sjellë dy persona të dyshuar dhe të pa njohur, të cilët ishin larguar pastaj.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

Indeksonline do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.

Reklama