Ferizaj bëhet me Strehimore për Qentë Endacak, Aliu publikon pamjet: Strehë kjo që ofron kushtet e duhura e kujdesin profesional

Kryetari aktual, njëherit kandidat edhe për një mandat në krye të Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se në Ferizaj është ndërtuar një strehimore për qentë endacak, shkruan GazetaDemos.
Aliu ka ndarë edhe një video nga strehimorja, ku thotë që kjo strehë ofron kushtet e duhura.
“Për herë të parë Ferizaj bëhet me Strehimore të Qenve Endacak një strehë kjo që ofron kushtet e duhura, me infrastrukturën e nevojshme, kujdesin profesional dhe që do të eliminoj rrezikun nga qentë endacak”, u shpreh ai.
Tutje, kryetari i Ferizajt tha se kjo strehimore do të shtoj sigurinë publike për qytetarët.
“Projekt ky që strehon dhe trajton qindra qen endacak në territorin e Ferizajt”, tha Aliu.
Postimi i plotë:
Ferizaj me Strehimore për Qentë Endacak
Për herë të parë Ferizaj bëhet me Strehimore të Qenve Endacaknjë strehë kjo që ofron kushtet e duhura, me infrastrukturën e nevojshme, kujdesin profesional dhe që do të eliminoj rrezikun nga qentë endacak, duke shtuar sigurinë publike për qytetarët, projekt ky që strehon dhe trajton qindra qen endacak në territorin e Ferizajt.