Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ferhan Hasani rikthehet në Danimarkë, nënshkruan me Helsingor

    02/06/2023 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën. Kapiteni e mbylli me kuqezinjtë nga Tetova dhe është transferuar në futbollin danez.


    32-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Helsingor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit danez. Dhe që sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin në elitë.

    “Buba” ka një eksperiencë të madhe. Mesfushori ofensivë ka veshur 43 herë fanellën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka luajtur me skuadra si Wolfsburg, Helsinki, Al Raed.

    Hasani provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Partizanin, ndërkohë që rikthehet pas 8 vitesh në Danimarkë.

    Lojtari nga Tetova ishte pjesë e Brondby në vitet 2013-2015. Tani rikthehet sërish në shtetin skandinav për të ndihmuar Helsingorin për t’u ngjitur në Superligë.

    Të Fundit

    Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

    Temperaturat deri 46°C – OBSH me paralajmërim të frikshëm: Shumë njerëz mund të vdesin nga i nxehti përvëlues në tri ditët e ardhshme në Europë

    BE-ja ndërron drejtues, asnjë lëvizje për Kosovën

    Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.