Ferati takon familjen Rugova: Kjo familje është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut për LDK-në

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar familjen Rugova, të ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova, shkruan Gazeta Demos.
Ai njofton se u mirëpritën ngrohtësisht si dhe ndanë kujtime e momente të veçanta.
”Kjo familje është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut i jashtëzakonshëm për komunën dhe për LDK-në”, shkruan ai.
Postimi i tij:
Pata kënaqësinë të vizitoj Familjen Rugova, të ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova.
U mirëpritëm ngrohtësisht dhe ndamë kujtime e momente të veçanta, të cilat mbajnë gjallë rrugëtimin tonë politik e kombëtar.
Kjo familje është trashëgimi, përkushtim dhe kontribut i jashtëzakonshëm për komunën dhe për LDK-në.
Figura e Haki Rugovës mbetet e paharrueshme si udhëheqës, bashkëpunëtor dhe njeri i familjes së LDK-së.
Rrugëtimi ynë vazhdon!
I juaji,
Iliri