Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ferat Shala: Veprimet e Kurtit në Veri janë populiste

    01/07/2023 10:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se Kosova ka ende kohë që t’i ikë sanksioneve të BE-së. Për këtë, Shala kërkon veprime nga ekzekutivi.

    “Puna e parë ne do të dëshironim që këto të mos fillonin të realizoheshin, besoj që ka edhe pak kohë që kryeministri të reflektojë dhe të kthehet në normalitet politik dhe t’i kthehet bashkëpunimit me ndërkombëtarë. Ka agjenda, ka mundësi e hapësirë që janë të gatshëm që urgjentisht të veprojnë në mënyrë që mos t’i ndodh kjo që pritet t’i ndodh Kosovës. Nëse ndodh, fatkeqësisht është dëm i madh social, ekonomik e politik sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Kosova të gjendet para aktit të tillë kur partnerët që e kanë ndihmuar historikisht në ngritjen e këtij shteti, sot të fillojnë me masa ndëshkuese”, thotë Shala, teksa shprehet se Kosova nuk i ka kapacitetet që ta ketë kundërshtarë Bashkimin Evropian.

    “Gjendja jonë ekonomike si shtet i ri nuk e meriton dhe nuk mund ta përballojë që ta kemi kundërshtarë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është jologjike edhe në kuptimin njerëzor, por edhe politik e veçanërisht ekonomik, me pretenduar që mund t’i bëjmë ballë sfidave dhe sanksioneve evropiane. Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të reflektojë urgjentisht që kjo mos t’i ndodh Kosovës”, thotë ai për Ekonomia Online.

    Ai, veprimet e kryeministrit Kurti në veri të vendit i konsideron populiste dhe në dëm të shtetësisë. Ai vazhdon t’i quajë të dëmshme marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër.

    “Kryeministri duhet ta ketë të qartë që çdo rrugëtim i joni shtetndërtues në këtë punë, i lirisë së Kosovës është me partnerët dhe nuk guxojmë në asnjë rast ta rrezikojmë këtë sepse e kemi rrezikuar shtetin dhe lirinë tonë e zhvillimin tonë ekonomik. Gabimet janë krejtësisht politike të kësaj Qeverie e cila nuk ka qartësi as në veprim e as në parandalim dhe sot ne po jetojmë me politika populiste ekstreme të lokalizuara në një zonë të Kosovës, ku parimisht kryeministri ka pasur tjetër qëndrim derisa ka ardh në pushtet dhe sot. Mbi të gjitha, kryeministri tashmë është i vetëdijshëm, me marrëveshjet që i ka nënshkruar në Bruksel dhe Ohër ka gabuar rëndë, ka bërë marrëveshje në dëm të Kosovës, ka pranuar realisht një autonomi që nuk ka qenë asnjëherë temë e diskutimit, ka pranuar një autonomi tjetër për kishat ortodokse serbe dhe i gjendur para këtyre gabimeve, po orvatet ta zhvendos vëmendjen me krizat tjera e të cilat parimisht është duke i improvizuar dhe duke i shkuar përshtati shumë edhe Serbisë por veçanërisht kundërshtarëve të shtetit të Kosovës”, thotë Shala.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Të Fundit

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.