Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 16, po vazhdon aktivitetin e tij në terren ku po takohet me përkrahësit e shumtë, raporton GazetaDemos.
Ai sot gjatë ditës në kuadër të fushatës, së bashku me dy kandidatët e tjerë të PDK-së për deputetë, Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqi vizituan veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit.
Shala tha se familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së, teksa shtoi se pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re.
“Bashkë me Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin, kandidatët e PDK-së për deputetë, vizituam veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit. Me shumë nder u mikpritëm nga Xhevdet Thaqi, kryetari i shoqatës së veteranëve dhe nga bashkëluftëtari e miku im Fetah Bekolli.
Po ashtu, së bashku bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Has. Familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së dhe pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re”, tha Shala.