Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për situatën në veri të vendit, aty ku përzhkallëzimet kanë venë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në 4 komunat me shumicë serbe.
Sipas Ferajt, për krejt këtë situatë, ambasadori amerikan ka fajësuar bandat serbe, ndërsa opozita qeverinë e Kurtit.
“Për dhunën ndaj zgjedhësve: ambasadori amerikan paska dënuar bandat serbe, opozita qeverinë e Kurtit!” ka shkruar Feraj.
Kujtojmë se ambasadori amerikan sot gjatë ditës përveq se ka dënuar sulmet që po vijnë nga bandat atje, gjithashtu ka shtuar faktin se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.
Opsionin për shtyerjen e zgjedhjeve e ka diskutuar sot edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se mendimi i ambasadorit amerikan, ka qenë një opinion i tij, por se vlerësimin e situatës e bëjnë institucionet e vendit.