sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Feraj në rolin e “kryeredaktorit mbarëshqiptar”, Maliqi e quan “enverist që synon disciplinim të gazetarëve”

    02/07/2021 12:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu preferencat e tij në një konferencë për media, se për çfarë duhet pyetur më pak në këmbim të daljes më të shpeshtë në konferenca, ka reaguar edhe përkrahësi i tij nga Shqipëria, Hysamedin Feraj.

    Ky i fundit, s’ka nguruar të shfaqë pretendimet e tij, se si disa gazetarë, sipas tij, pranojnë mësime vetëm nga presidenti i Serbisë.

    “Disa gazetarë, emrat e të cilëve i njohim, nuk pranojnë t’i mësojë askush tjetër, veç Aleksandër Vuçiqit, se cilat pyetje duhet t’i bëjnë. Ky po, sepse i bën gazetarë të pavarur… nga shqiptaria!

    Jeni në trendin modern: nxënësi e zgjedh mësuesin!”, ka shkruar Feraj, i frustruar për reagimet dhe kritikat ndaj një qasje të tillë të Kurtit në raport me mediat.

    “Mos harroni pyetjen që bën Vuçiqi: çka do t’i japë Kosova Serbise? Bëjeni panda atë pyetje. Bëni presion: Çka? Çka?Mësimet e Vuçiqit ju bëjnë gazetarë të pavarur nga Albini. Por varësia nga Serbia ju është mësuar. Apo keni lindur të ditur? Instantë karetzianë?!”, ka shtuar tutje Feraj.

    Ndaj një mendimi të tillë të Hysamedin Ferajt ka reaguar Agon Maliqi, i cili e ka quajtur përkrahësin e Kurtit si një ideolog enverist i cili i është rikthyer profesionit të disciplimit të gazetarëve, duke kujtuar të kaluarën e Ferajt gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

    “Ideologët enveristë i rikthehen zanatit të disciplinimit të gazetarëve. Ani thotë “gazetarë të pavarur… nga shqiptaria”. Ruaju fort prej atyre që e shohin veten si “më shqiptarë” se të tjerët”, ka shkruar Maliqi në twitter.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Feraj: Falënderimi i takon Albinit

    Hysamedin Feraj rrëfen një bisedë të vitit 2014 me Kurtin për Asociacionin

    Feraj i VV-së për opozitën: Paskan njoftuar protesta masive për Zajednicën, oh jo, qenka protestë e studentëve

    Të Fundit

    Haradinaj: Me pushkë e këngë Mujë Krasniqi i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri

    Dita e Dëshmorëve, mitrovicasit i bën të harrojnë për pak ngjarjet në veri

    Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

    Bekë Berisha thotë se Albin Kurtin nuk është njeri normal, “ose ka qëllime tjera”

    Dr.Besim Demolli- ASTO testi dhe rëndësia e interpretimit të tij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.