Hysamedin Feraj, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka ironizuar me opozitën, duke thënë se “paskan njoftuar protesta masive” për ndalimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacion.
Këtë marrëveshje, ai e ka quajtuar “marrëveshja e tyre”.
Postimi i plotë i Ferajt:
Mbasi LVV nuk po ia dërgon Zajednicën në Kuvend për shfuqizim, opozita paska njoftuar protesta masive për ndalimin e qeverisë nga zbatimi i marrëveshjes… së tyre!
Oh, jo! Qenka protestë e studentëve. Si përherë.