Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka rrëshqitur, siç pretendon ai, në pozicionin e dëshiruar nga Serbia.
“Ideologu i VV-së” ka shkuar edhe më tutje me fyerje ndaj Çitakut, duke e quajtur atë “zëdhënëse të Vuçiqit”.
“Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia: Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”, shkruan ai në Facebook.