Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se prindërit afgan e kanë emëruar fëmijën e tyre me emrin Albi.
“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, ka shkruar Edi Rama në postimin e tij.
Me mijëra afganë janë të vendosur në Shqipëri pasi janë larguar nga vendlindja e tyre për shkak të regjimit taleban që erdhi në krye.
Po ashtu edhe në Kosovë qindra afganë janë të strehuar.