Fejza: Edukimi mbi seksualitetin nuk i mëson fëmijët si të bëjnë seks
Seksologu Hajrulla Fejza tha se edukimi mbi seksualitetin nuk i mëson fëmijët si të bëjnë seks.
Madje sipas tij, shtatzënitë e padëshiruara dhe infeksionet vijnë si pasojë e mosedukimit.
“Iu jep informata që në momentin kur fillojnë me pasë marrëdhënie seksuale me qenë të pajisun me informata bazike. Vendet që kanë edukim mbi seksualitetin, Ka statistika që fillimi i aktivetetve seksuale është shumë më i shtymë sesa në vendet që nuk ka edukim”, tha Fejza.
Ai ndër tjerash tha se seksi është aktivitet i përditshëm dhe i përjetshëm, por sipas tij, për fat të keq, nuk diskutohet.
“Seksi është një aktivitet i përditshëm, i përjetshëm, por për fat të keq pakj diskutohet, bëhet e pak flitet për të. Është muhabet në çdo kafene, por është tabu në shëndetësi. Në mjekësi nuk flitet. Mungesa e informacionit të mirëfilltë, njerëzit kur nuk kanë informacionet, hezitojnë të flasin për tema të tilla”, tha Fejza, transmeton Klankosova.tv
Ai ndër tjerash tha se në shkolla të paktën do të duhej të ishte një lëndë gjithëpërfshirëse për seksualitetin.