Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fejton (IV) – Kotorri qendër e Ilirisë dhe shumë mbretërve ilir

    03/02/2022 16:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Faton B. Mehmetaj

    Statusi i Kotorrit

    Statute et leges civitas Cathari është formuar në fillim të shek. XIV. Statuti i qytetit të Kotorrit është shkruar në gjuhën latine. Njëra nga dhjetë numrat e Statutit të shypur në Venedik 1616 ruhet në Arkivin shtetëror të Malit të Zi. Statusi paraqet kodifikimin e dokeve dhe normave juridike që i kishte vendosur drejtoria e qytetit. Statusi ka pjesë që rregullojnë edhe çështjet ekonomike në Bokë të Kotorrit: bujqësinë, blegtorinë, detarin, peshkimin, zejtarinë dhe tregtinë.

    Në këtë kohë, pra në shek.XIV përmenden për herë të parë edhe familja e sundimtarëve të Cërnojeviqëve. Anëtarët më të rëndësishëm të kësaj familje ishin: Stefani (1426-1465), Ivani (1465-1490) dhe Gjergji (1490-1496). Me pushtimin e Cetinës nga osmanët më 1499, përfundon edhe sundimi i Cërnojeviqëve, dhe kryeqyteti i Zetës, Cetina përfshihet në Sanxhakun e Shkodrës. Këto teritore një kohë të gjatë i sunduan Balshajt. Ata duke e përdorur forcën, aleancat dhe lidhjet martesore, sundonin Zetën, Shkodrën, Tivarin dhe Budven. Një aleancë e re mes Cërnojeviqve dhe Balshajve u bë përmes lidhjeve martesore mes familjes së njohur fisnike shqiptare Komneni dhe asaj Cërnojeviq. Çifti bashkëshortor do të bëhen Ivan Cërnojeviqi dhe Nora Komneni, e bija e sunduesit të Shqipërisë Jugore-Aranit Komnenit. Ivan Cërnojeviqi zë vend të rëndësishëm në historinë malaziase. Ai ishte themelues i Cetinës (1481), kryeqytetit të Zetës. (Zeta u themelua në hapsirën që në lashtësi quhej Dioklea, qendër e fisit ilir të

    Diokleatëve, e cila u shkatërrua nga sllavët në shekullin VII. Më pas ky territor u përvetsua dhe u përfshi në shtetin serb të Rashës në shekullin XII e që zgjati deri në vdekjen e Stefan Dushanit (1355). Me pushtimin osman e këtej pagëzohet me emrin Mali i Zi. Balshajt siç dihet, ishin familje e madhe feudale e Shipërisë së Veriut, të cilët sunduan prej vitit 1360 deri në 1421 në Principatën e Shkodrës, në të cilën arritën të bashkojnë deri më 1385 një pjesë të madhe të trevave shqiptare.

    Prijës tjetër i rëndësishem që bëri histori në trojet shqiptare të Malit të Zi, është Ndrekë (Drekale) Lala (shek. XVI-XVII). E kishte për grua Marën, të bijën e vojvodës Zhija Perallov nga Kotorri. Ishte ndër krerët e parë të krahinës së Kuçit në zonën e Malësisë së Veriut. Ndrekë Lala ishte organizator dhe pjesëmarrës në të gjitha luftërat që i bënë shqiptarët për çlirim gjatë shek.XVII. Ishte organizator i disa Kuvendeve shqiptare, disa prej të cilave kishin edhe karakter ballkanik. Më 1606 bashkë me krerë të tjerë të lëvizjes, hyri në marrëdhënie me Spanjën dhe u takua me të dërguarit e saj në Rodom për të siguruar ndihmë për luftën. Në shtëpinë e tij u mbajt Kuvendi i Kuçit (1614). Përfaqësoi Shqipërinë në dy kuvende ballkanike bashkë me Gjin Gjergjin e Dukagjinit, Vuks Gjeçin e Kelmendit etj. Këta krerë përfaqësonin Novogosaton, Kuçin, Dukagjinin (Pukën), Mirditën, Rizanon-Gryken e Kotorrit, Malin e Zi, Pipërin, Palabardhin, Plavën, Plushivën, Leshkopoljen, (Fusha e Ljeshkës), Gëzezin, Cërnicën, Negushtin, Dubinjën, Boncin, Zupën e Epërme, Kelmendin, Vershovon, Prizrenin, Bogën, Bardhën e Kuçit etj. Fatkeqësisht fisi i Kuçit në Mal të Zi, pas shek.XVIII, filloi të asimilohet e të humbasë lidhjet farefisnore e dokësore me pjesëtarët e fisit të Kuçit në Kosovë, Shqipëri e në hapsirat tjera shqiptar, nga trysnia e tejskajshme sllave.

    Albania Veneta

    Albania Veneta si krahinë dhe njësi administrative ekzistonte gjatë kohës së Republikës së Venedikut, që shtrihej prej Tivarit deri në Bokë të Kotorrit, duke patur si kryeqytet Kotorrin – Agrovium-in, pra qytetin e mbretit ilir Agron. Sipas vetive fiziografike dhe të pozitës gjeografike, Fusha e Duklës shtrihet në veri të Liqenit të Shkodrës, duke përfshirë pjesët e poshtme të Luginës së Moraçes dhe të Zetës. Dukla ishte krahinë e fisit ilir të Dokleatëve dhe për kryqytet kishte qytetin më të njejtin emër Doklea, ku shtrihet sot Podgorica. Krahinë tjetër ilire ishte edhe Albania Veneta. Kjo krahinë shtrihej prej Tivarit deri në Bokën e Kotorrit, duke pasur si kryeqytet Kotorrin-Agroviumin-in, pra qytetin e mbretit ilir Agron. Albania Veneta si krahinë dhe njësi administrativë egzistonte gjatë kohës së Republikës së Venedikut. Nga kohërat e vejtra ka mbetur një ndërtim që quhet Gura e Ramocit që gjendet mbi lumin Cem, mes Tuzit dhe Shkodrës.

    Kalaja e Tivarit

    Tivari ishte një qendër iliro-shqiptare me funksione politike, ekonomike dhe fetare gjatë tërë ekzistimit të tij. Në vitin 731 ishte peshkopatë dhe kishte një kala ndër më të fortifikuarat e kohës. Po këtë vit e përmend në një shkrim në katalogun e tij episkopi ortodoks, si peshkopatë, brenda të cilit gjendeshin edhe 15 peshkopata të tjera, nën juridiksionin e mitropolit të Durrësit. Në shekullin IX-të, Konstatin Polfirogeniti e përmend Tivarin si një kala e Themës së Durrësit duke përfshi edhe atë të Ulqinit. Familja e Balshajve gjatë sundimit të tyre (shek. XI-të dhe XII-të) e kishin si qendër Tivarin. Në kalanë e Tivarit uji vinte nga Rumia nëpërmes gypave, ku grumbullohej në katër saranxha. Aquedukti i Tivarit përbëhet prej 12 harqeve dhe nga hapjet tjera ndihmëse, që kanë për mbështetje shtyllat e larta. Shtyllat e akuaduktit janë të larta dhe të ndërtuara nga gurët e pa latuar, i ndërtuar për ta trupuar një luginë që gjendet në mes shkëmbit të kalasë dhe të Rumisë. Një akuadukt tjetër më i vogël në Tivar është ndërtuar mbi përroin Bunar, që rrjedhë pranë mureve të kalasë. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb të gjerë, që së bashku me akaduktet përfaqëson një pajtim të natyrshëm me peisazhin shkëmbor të mjedisit për rreth. Venedikasit, këtu erdhën në vitin 1396 dhe qëndruan deri në vitin 157. Pas kësaj kohe e pushtuan otomanët të cilët sunduan aty deri në vitin 1878. Në këtë vit, me vendimin e Kongresit të Berlinit, trojet bregedetare shqiptare nga Tivari deri në Ulqin, iu dhuruan ekspansionit pansllav. Kalanë e Tivarit forcat ruso-malazeze nuk mundën ta thejnë, sepse popullsia e kalasë bëri rezistencë të fortë dhe i mundi forcat ruso-malazeze, kalaja e Tivarit u thy vetëm atëherë kur në ndihmë forcave ruso-malazeze u erdhën flota mbretërore angleze, e cila me bombardimet nga deti bëri barbarizma ndaj popullsisë shqiptare. Nga gjylet e hedhura mbi Tivar u shkatërrua çdo ndërtesë prej guri që qëndronte aty me mijëra vjet, qysh nga kohërat parahistorike. (Antipargai, Antibarum, Civitas Avarorum, Antivari dhe Tivari, ndërsa idioma e trajtës së korruptuar në pansllavishtë është Bari).

    PREVALIS

    (Praevalis, Pravales, Pravelitana, Prëvalitana, Privalitina). Provincë e vonë antike që u formua me ndarjen e territorit juglindor të provincës romake të Dalmacisë. Këtë provincë e kanë formuar fiset ilire Dokleatët (Docleate), Istrët (Istri), Japodët (bregdeti kroat) ishin piratë të famshëm; Liburnet-Dalmaci afër Zarës; Dalmatët (Dalmaci) etj. Nga fundi i shek. IV në Shkodër ka qenë qendra e peshkopatës së Prevalisit. Përveç kësaj, përmenden peshkopatat në Dukle e në Lesh-Lezh. Nga fillimi i shek.V, për shkak se provinca Prevalis kishte hyrë në përbërje të prefekturës së Ilirikut Lindor, qendra e të cilit ka qenë Selaniku, e drejta fetare e arhipeshkvit të Selanikut u shtri edhe në Provincën Prevalis. Ne rajonin e Malit të Zi, Bosnjes e vendeve tjara të asaj pjese vepronin edhe disa fise tjera ilire, Disitiatët e Daorsët në Bosnjë; Autariatët- në Hercegovinë viset përreth; Ardianët- piratë me famë (në Dallmacinë e mesme); themeluan mbretërinë ilire në Shkodër (Agroni, Teuta, Genci) që u prish prej romakëve etj. Emri Illyrii, i cili në trajtë më të vjetër ishtë Hilurii, ka dalë nga fiset rreth lumit Narenta në Bosnjë, që shkrimtari romak Pomponius Mela përdor emërtimin Illyrii propire dieti. Prej këtyre ky emër u shtri dhe mbi Ilirët tjerë e u bë emër nacional i gjithë popullit për Grekët e për Romakët, ashtu si ndodh zakonisht me emrat e popujve. Brenda Pravalesit disa vendbanime më të mëdha kanë qenë: Butna, (Budva); Ulcinj (Ulcinium); Doclea (Dukla); Meteon (Medun); Anderba, Anderva, Sanderva (Nikshiq); Scodra (Shkodra) dhe Lisos (Lezha). Shkodra ka qenë qender administrative, shtetërore e kishtare e provincës Prevalis. Një qendër e fuqishme Brenda Praevalisit ishte Medeoni, qytet i vjetër ilir. Kalaja e tij ndodhet 13 kilometra në verilindje nga Podgorica, Mali i Zi. Ajo është ngritur fillimisht si një fortesë, më vonë si një qytet, nga ilirët që jetuan në atë zonë. Kalanë e Medunit në mesjetë e fortifikuan fisi i Kuçve. Ne këtë vend në shek III, IV para eres se re, ishte qyteti ilir Medeon, apo Meteon. Sipas burimeve të Venedikut, qyteti në shek. XV. është ngritur në “Partibus Albania” në Zetën e poshtme, e cilat më pas u drejtua nga Venedikasit. Kuҫët si fis përmenden edhe në dukumentet historike të Marjan Bolicës nga Kotorri në vitin 1614 si «Cuzzi Albanesi» …«del rito romano». Kështjella e Medunit përmendet edhe në kohën më të re, si këshjellë e rendësishme, mure ciklopike, dhe është njëra ndër kështjellat e rralla të rruzullit tokësorë, historia e së cilës e ka zanafillën para 20 shekujsh. Në kishën e Prevalisit u bënë ndryshime me 14.4.535 vit, kur mbreti Justiniani (527-565) e themeloi peshkopatën e re për Ilirikun Lindor dhe kur qendra e saj u zgjodh qyteti i lindjes së Justinianit-Justiniana Prima, kështu që provinca Prevalis nga juridikcioni i egzazhtit të Selanikut kaloi nën juridikcionin e arhiepiskopatës së Justiniana Prima, por edhe më tej si të gjitha episkopatat, dioqezat dhe mitropolitë në Ilirik mbetën nën pushtetin suprem të papës. Emri i kësaj province mund të jetë rrjedhë prej emrit të panjohur të një krahine ilire që i është vënë prefiksi-parashtesa latine-prae. Në kohën e Dioklecianit dhe Konstatinit të Madh I, i ka takuar diaqezes së Mezijës, e nga viti 396 i ka takuar dijaqezës së Maqedonisë. Nga viti 400 përmendet në mes provincave të dijaqezës së Dakisë. Me reformat e mbretit Teodosija i Parë (379-395), para ndarjes së Perandorisë Romake në Perandorinë e Lindjes (Bizanti) dhe në Perandorinë Romake të Perëndimit (Roma), provinca ilire Prevalis ka qenë provincë kufitare e Bizantit. Këtë rol kufitar (si zonë kufitare) e ka humb në vitin 437 pas martesës së mbretit romak perëndimor Valentinjani III (425-455) me Evdokijen, e bija e Teodosisë II (408-450), të mbretit Bizantin, kur i gjithë Iliriku i takonte Teodosisë II. Kufinjt lindor të provincës Prevalis kah Epiri i Ri kanë shkuar nga lumi Maqe (Mathis, Mat) gjatë lumit Drini i Zi deri te bashkimi i tij me Drinin e Bardhë (deri në Kukës e tutje majave të bjeshkëve të Sharrit deri tek Ibri i Epërm). Visigotët gjatë udhëheqjes nga Teodoriku i Madh 488-489, në përbërje të shtetit të tij, kishte vënë krahinat kufitare perëndimore të Prevalisit rreth Nikshiqit dhe Bokës së Kotorrit. Mendohet se kështjella-fortesa Anagastum (më vonë Onogosht) në Nikshiq është punuar nga Visigotët.

    Dioklea

    Qytet tjetër ilir në Mal të Zi, ishte edhe Dioklea. Dukla-Fusha e Duklës shtrihet në veri të Liqenit të Shkodrës, duke përfshirë pjesët e poshtme të luginës së Moraçës dhe të Zetës. Ajo ishte krahinë ilire e fisit Doklea dhe se për kryeqytet kishte qytetin po me të njejtin emër Doklea, ku shtrihet Potgorica. Rajoni i Duklës përfshinë edhe Kalanë e Tivarit, të njohur si Antipargai, më vonë, serbët e kanë quajtur Tivatin (Bari), (BAR). Dioklea ka qenë qendër e fisit ilir të Diokleatëve. Edhe sot gërmadhat e saj gjenden në vendin ku bashkohen lumenjtë Zeta e Moraqa. Qyteti u prish në fillim të shek.VII me pushtimin e sllavëve. Shekujt e parë të historisë së Diokleas janë të njohur, edhe pse në mënyrë legjendare, nga kjo kronikë vendase e cila i atribuohet një “prifti diokleat” (Peysbyter Diocleas). Në fillimet e këtij shteti përmendej një sundimtar, me emrin “Kocipara” për të cilin historian i madh K. Jireçek, mendon se ishte me prejardhje shqiptare. Me emrin Diokleas u quajt edhe krahina dhe shteti që u formua në këtë trevë në fillim të shek.XI. Shteti i Diokleas, nën udhëheqjen e princit Viosllav, fitoi më 1040 pavarësinë nga Bizanti, duke përfituar nga gjendja e krijuar me kryengritjen e udhëhequr prej Pjetër Delijanit kundër Bizantit. Më 1077 i biri i Viosllavit, Mihal Dobini, u shpall mbret duke kërkuar prej papës së Romës ndihmë e mbrojtje. Shteti i Diokleas u shtri për disa kohë në Tivar, Shkodër, Ulqin, Shas e Drisht. Për të ruajtur pavarësinë Diokleas hyri në aleancë me normanët, por nën presionin e perandorit bizantin. Aleks Komneni u largua prej tyre. Iu nënshtrua përsëri sundimit bizantin në mesin e shek. XII; tokat e saj u përfshinë në temën e Dalmacisë. Në fillim të shek. XIII Diokleas u përfshi nën sundimin e shtetit serb të Rashës, nën të cilin qëndroi deri në vdekjen e S. Dushanit (1355). Pas vdekjes së Dushanit, Dioklea u përfshi në principatën e Balshajve. Në shek. XIV emri i Diokleas zëvëndësohet me emrin Zeta. Për shkak të sulmeve të Avarëve e Sllovëve, qendra e organizimit kishtar në Shkodër e në Duklje është përmendur herën e fundit në burimet historike në vitin 602. Gjatë sundimit të Luanit III (1718-744) mitropoliti i Prevalisit kaloi në juridikcionin e patrijorshisë së Stambollit. Tkurrja e ndikimit të sferës kulturore të lindjes e perëndimit ka qenë në një masë të caktuar prodhim i luftave bizantine gote. Shqiptarët në përgjithësi e zotronin dhe e popullonin pjesën dërmuese të Gadishullit Ilirik. Alphonse de la Martine, theksonte se ky popull nuk duhet të merret nëpër këmbë. Nepër këtë territor të banuar me shqiptar, Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, njerëz këta të të njëjtës race, të të njëjtit gjak, e të të njëjtit popull, Iliro-shqiptarë. Johann Geor Von Han, në studimet e tij voluminoze e kishte vërtetuar tezën se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve e Ilirët pasardhës të Pellazgëve e shqiptarët sternipër të Pellazgëve. Këtë thënje të Hanit e vërteton edhe studiuesi tjetër me famë botërore Nicola Jorgo i cili në studimet e tij ceku se Shqiptarët së bashku me Baskët janë popujt më të vjetër të Evropës. Ndërsa Maximilian Lambertz e vulosi mendimin historik se historia e vërtetë e njerzimit do të jetë e theksuar vetëm kur ajo të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve. I këtij mendimi është edhe Marucio Druon i cili tha se shqiptarët i përkasin popujve më të vjetët se sa vetë historia. Edhe Lord Byjron i cili qëndroj gjatë në oborrin e Ali Pashë Tepelenesë dhe në viste shqiptare ka konstatuar se Shqiptarët me kostumet e tyre e bëjnë një pejsazh ndër më të mrekullueshmet në botë. Branislav Nushiq ishte dramaturg dhe satirist, themelues i retorikës moderne serbe. Është autor i librit “Kosova: Përshkrimi i tokës dhe popullit”, ndërsa ishte edhe konsull i Serbisë në Prishtinë, në kohën e Perandorisë Osmane, në studimet e tij ka cekë se shqiptarët janë autokton, të cilët gjatë gjithë dyndjeve të popujve, e ruajtën tiparin dhe karakterin e vet. Në mënyrë të theksuar ata u bënë ballë sulmeve të Romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ulëtësirat dhe lumejt. Haki Pasha, pasha turk, por edhe studiues i mirë i kohës së tij, ka theksuar se, po të dalë në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi. Kurse Hrold Ëhitelal sdudiues i madh poashtu me famë botërore shkon edhe më largë, ai thot se Hieroglifet egjiptiane të shkruara para 4.000 vjetësh kanë domethenje të gjuhës shqipe.

    Ne këtë vend në shek III, IV para eres se re, ishte qyteti ilir Medeon, apo Meteon.
    No description available.
    Ushtari ilir.

    Artikuj të ngjashëm

    Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    Mot me diell, temperaturat deri në 29°C

    Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

    Të Fundit

    Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Kosovë, kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    Mot me diell, temperaturat deri në 29°C

    Kapet i dyshuari në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

    Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona

    Më i madhi në 50 vjet/ Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.