sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    FDHK dhe YIHR i dalin në mbrojtje serbes së kthyer në Gjakovë

    08/07/2021 17:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë i kanë dalë në mbrojtje serbes, Dragica Gasic në Gjakovë pas situatës së krijuar në vend dhe siç thuhet, pas veprimeve ligjore të ndërmarra nga ana e Komunës së Gjakovës kundrejt saj.

    “Më 06 korrik 2021, Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku si objekt i kësaj padie ishte “kërkesa për anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme.” Në të njejtën kohë, Komuna e Gjakovës ka kërkuar që të paditurës t’i caktohet një përfaqësues ligjor i përkohshëm, pasi që të njëjtës nuk i dihet vendbanimi”, thuhet në reagimin e këtyre dy organizatave.

    Tutje, në këtë reagim thuhet se këto të dy organizata e konsiderojnë që një veprim i tillë është në kundërsthim me legjislacionin në fuqi dhe nuk është në frymën e Kushtetutës së Kosovës, ku bie ndesh me nenin 156 të saj me titull “Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur brenda vendit”, ku thuhet se Kosova promovon dhe lehtëson kthimin e sigurt dhe me dinjitet të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit dhe u ndihmon atyre për kthimin e pronave dhe posedimeve të tyre.

    “Znj. Gašić posedon dokumentet e nevojshme, me të cilat ajo vërteton të drejtën e saj për shfrytëzim të pronës, e drejtë kjo e cila i është dhënë me vendimin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verfikim të Pronës. Kjo Agjenci duke pasur për bazë kërkesën e znj. Gašić, më 9 qershor 2021 e kishte liruar banesën e saj duke e larguar familjen e cila kishte qenë aty, për ta mundësuar kthimin e znj. Gašić në atë banesë”.

    “Duke pasur parasysh se veprimet e znj. Gašić kanë qenë konform procedurave për kthim, duke mos cënuar apo rrezikuar asnjë person tjetër, konsiderojmë se situata e krijuar si rezultat i ardhjes së saj dhe ndërmarrja e veprimeve ligjore, janë në kundërshtim me frymën demokratike dhe multietnike të shtetit të Republikës së Kosovës dhe nuk kontribuon në procesin e ballafaqimit me të kaluarën”, thuhet në reagimin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund, këto dy organizata i kanë bërë thirrje autoriteteve lokale të Gjakovës që ta tërheqin padinë ndaj serbes, Dragica Gasic, duke ia lehtësuar kthimin dhe qëndrimin e saj në Gjakovë

    Artikuj të ngjashëm

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Të Fundit

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Xhuli: E kam prit një mesazh prej dikujt jashtë, por tani është shumë vonë

    Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.