Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    FC Ballkani vazhdon me përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

    03/10/2023 20:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

    Kampionët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për këtë përballje, teksa publikuan edhe pamje nga seanca e sotme stërvitore.

    “Portokallezinjtë” njoftuan se stërvitjet e fundit do t’i zhvillojnë në “Fadil Vokrri”.

    “Skuadra ka vazhduar stërvitjen e rregullt, para asaj zyrtare që zhvillohet nesër në Prishtinë. Shtabi ynë teknik me në krye trajnerin Ilir Daja, po bëjnë maksimumin me futbollistët, për përgaditjen e ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit, të cilën e zhvillojmë të enjten e 5 tetorit, në ora 18:45. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.

    Artikuj të ngjashëm

    “Njëri prej atyre që kontribuoi fort në sukseset tona historike” – Nderim Nexhipi kthehet te Ballkani si drejtor sportiv

    FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

    Ballkani s’fiton sërish, Prishtina e barazon në fund rezultatin

    Të Fundit

    Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

    KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Dua Lipa me të fejuarin e saj po i kalon pushimet në bregdetin italian

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.