Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    FBI përfshihet në hetimet kundër grupit famëkeq ‘AlbKings’, deri tani katër persona të arrestuar

    10/05/2024 13:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i ofron ndihmë Policisë së Kosovës në hetimet ndaj grupit famëkeq ‘AlbKings’.

    Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Agron Nezaj tha sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes se hetimet ndaj grupit që transmeton imazhe intime të vajzave dhe grave kanë nisur në vitin 2023.

    “Sa i përket rastit AlbKings, drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informacionet e para i ka pasur në vitin 2023 dhe menjëherë kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit ku kemi filluar hetime në drejtim të tri veprave penale: Materiale me përmbajtje dhe shfrytëzim të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, vjedhje e identitetit dhe kredencialeve e shantazh. E keni parë edhe në publik që ky grup poston përmbajtje pornografike të dëmshme”, tha Nezaj.

    Ai tha se në hetime është e përfshirë edhe FBI-ja, ndërsa tregoi se faqet janë të hapura në Rusi dhe të regjistruara në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    “Deri më tani kemi arritur të arrestojmë katër persona. Jemi në vazhdën e hetimeve për të gjtiha këto raste. Kemi bashkëpunim edhe ndërkombëtar, sidomos bashkëpunim kemi me FBI. Kemi sfida të ndryshme për shkak se faqet, kemi arritur t’i mbyllim, por janë hapur prapë. Kemi informacione që faqet janë të hapura në Rusi, me vendndodhje në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Nezaj.

    “Është mjaft sfiduese, por ne jemi duke e bërë të pamundshëm duke pasur parasysh trajnimet që kanë kryer kjo njësi por edhe për shkak të përkrahjes ndërkombëtare që kemi në këtë çështje”, u shpreh ai.

    Njëri nga administratorët e grupit ‘AlbKings’ është arrestuar në prill të këtij viti dhe me vendim të Gjykatës po mbahet në paraburgim.

    Në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pyetur edhe për rastin “AlbKings”.

    Hoxha ka thënë se lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet.

    “Njësitet tona profesionale kanë bërë një hetim, disa arrestime”, ka thënë Hoxha.

    Kujtojmë që më 18 prill, njëri nga adminët e “AlbKings”, grupit që ka publikuar fotografi eksplicite dhe të dhënat personale të grave e vajzave, është arrestuar nga Policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.

    “Gjykata vlerësoj se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pat parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Artikuj të ngjashëm

    FBI “nuk pranon” të komentojë mbi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

    Kërcënoi të kryente sulm nëse fiton Trumpi, FBI kap 25 vjeçarin në Michigan

    FBI deklaron se Trump ishte subjekt i tentim-vrasjes

    Të Fundit

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi jetën fatalisht një 24-vjeçare

    Policia njofton se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.