Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Fazliu i sjell Kosovës medaljen e bronztë

    17/02/2023 16:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Xhudo kosovare nuk ka të ndalur me suksese në arenën ndërkombëtare, ku sot është fituar edhe një medalje, kësaj radhe në Grand Slam Tel Aviv që po zhvillohet në Izrael.

    Bëhet fjalë për xhudisten Laura Fazliu, e cila i ka siguruar medaljen e bronztë Kosovës nga ky turne, pikërisht në ditën kur vendi jonë shënon 15 vjetorin e Pavarësisë.

    Në luftën për të bronztën, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti xhudisten nikoqire, respektivisht nga Izraeli, Gili Sharir.

    Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te e bronzta, Fazliu raundin e parë e nisi me fitore duke e mposhtur britanezen, Gemma Howell, kurse në të dytin shënoi fitore kundër hungarezes Brigitta Varga, kurse në çerekfinale u mposht nga kanadezja, Catherine Pinard-Beauchemin.

    Fazliu garën e vazhdoi në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti kampionen olimpike të Tokio 2020, francezen, Clarisse Agbegnenou.

    Në finale të repesazhit, Fazliu siguroi të bronztën me fitore ndaj Gili Sharir.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.