Çmimi i lartë në faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor ka ngjall shumë reagime të qytetarëve në rrjetet sociale.
Por, asnjë ankesë nuk ka shkuar tek ZRRE’ja.
Insajderi ka pyetur ZRRE’në nëse kanë pranuar deri me tani ndonjë ankesë nga qytetarët por, sipas tyre asnjë ankesë nuk ka arritur në adresë te tyre.
“Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa te konsumatorëve për faturimin e këtij muaji” thuhet në përgjigjen e tyre për Insajdrin.
Tutje, nga ZRRE u bën thirrje konsumatorëve që të kontaktojnë furnizuesin KESCO nëse hetojnë ndonjë parregullsi në faturat e tyre.