Ministri i Buqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se teksa ishte duke shkuar për vizitë në Llapashticë tek një përfitues i grantit ka parë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ky investim ishte i mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.
“Sot rrugës për vizitë në Llapashticë, tek një përfitues i grantit pashë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Kur u afrova, pashë se ky investim i vitit 2023 ishte mundësuar nga Ministria e Bujqësisë. “, ka shkruar ai.