Me fillim nga ora 14:00 është paralajmëruar protesta kundër marrëveshjes së Ohrit, në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaDemos.
Tashmë në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë filuar të mblidhen qytetarët, ku të pranishëm janë edhe aktivistët e PSD-së, bashkë me kryetarin e këtij subjekti, Dardan Molliqaj.
Përveç tyre, protestës i është bashkuar edhe Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së.
Ndërkaq, edhe NISMA ka paralajmëruar se do të jenë pjesëmarrës në protestë.