Lideri i mbrojtjes së Drenicës, Fatmir Rexhaj është larguar si kampion nga klubi nga Skenderaj.
Rexhaj ishte një nga meritoret që Drenica e mbylli me sukses sezonin e fundit, duke u shpallur kampion në Ligën e Parë dhe siguruan inkuadrimin në Superligë.
Ai ka falenderuar klubin, kryesinë, bashkëlojtarët dhe tifozët për përkrahjen ndaj tij.
Postimi i plotë:
Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoi se nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Drenica.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj kryesisë, shtabit teknik, bashkëlojtarëve dhe mbi të gjitha tifozerisë së zjarrtë – ‘Shqiponjat e Zeza’, për përkrahjen e palëkundur dhe kujtimet e bukura që do t’i mbaj gjithmonë me vete.
I uroj klubit suksese në vazhdim