Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137.
“Qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vitia është rreshtuar për Kosovën fituese 137!
Nderimi i të kaluares dhe ndërtimi i të ardhmes bëhet vetëm përmes veprës, pa fjalë boshe, shpifje e urrejtje.
Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Vitisë janë ofenduar dhe nënçmuar nga qeveria aktuale, dhe si askush tjetër, qytetarët e Vitisë e kanë kuptuar çfarë do të thotë të fitojë një parti, por të humbasë vendi. Prandaj, është koha t’i themi jo këtij modeli qeverisës.