Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Farizi nga Shoqata e Mullistëve: Kosova ka kapacitet të prodhojë miell për mbi 7 milionë banorë

    02/08/2023 21:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Muhamet Farizi, nga Shoqata e Mullistëve të Kosovës, thotë se Kosova ka kapacitet të prodhojë miell për 7 milionë e gjysmë banorë.

    Sipas Farizit, 53 mullinj sa punojnë në Kosovë kanë kapacitet të prodhojnë miell për 7 milionë e gjysmë banorë, kurse nëse punojnë 99 mullinj sa janë gjithsej në Kosovë, do të prodhohej miell për 12 milionë e gjysme banore.

    Farizi thotë se ka vështirësi për shitje të miellit.

    “Vështirësitë janë ku me e shite miellin, 99 mulli janë për 12 milionë e gjysmë banore, 99 mulli krejt që i ka Kosova, 53 punojnë kto janë për 7 milionë e gjysmë banorë”, është shprehur Farizi.

    Farizi ka folur edhe për situatën në ditët e sotme në lidhje me grurin. Ai thotë që ka gjëra negative dhe pozitive në këtë aspekt.

    “Pozitive për këtë vit është që janë rritë subvencionet, e cila e ka stimuluar që një sipërfaqe në krahasim me vitin e kaluar të jetë e mbjellur për 6%, e mbjellur me e madhe. Negative kanë qenë shirat e tepërta, por pozitive ishte edhe ajo që kishte lagështi të mjaftueshme”, ka thënë Farizi për RTV Dukagjini.

    Farizi tregon se në Kinë një vit pas fillimit të pandemisë, statistikat që janë publikuar nga SHBA-t, tregojnë se Kina ka konsumuar 24 tonë grurë më shumë sesa në vitin paraprak. Ai thotë se pas publikimit të këtyre statistikave, Rusia menjëherë ka caktuar tatim në eksport të grurit.

    “Në momentin që janë publikuar këto shenime, që i publikojnë Shtetet e Bahkuara të Amerikës, automatikisht të nesërmen Rusia ka caktuar tatim në eksport të grurit”, u shpreh Farizi.

    Farizi për situatën e grurit këtë vit, thotë se sasia pritet të jëtë me e madhe se sa vitin e kaluar, por cilësia më e dobët. Për cilësinë e dobët Farizi thotë se shirat e tepërta dhe pastaj menjëherë temperaturat e mëdha kanë ndoshur në kohën kur kokrra e qumshtit ka qenë në formim dhe aty ka ndikuar deri në rrudhjen e saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Të Fundit

    Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.