Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi vetëm se djali kishte bluzë me shqiponjë

    25/08/2023 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nisur t’i terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kalojnë transit nëpër Serbi. Siç ka shkruar gazeta KOHA në Maqedoni, me një përvojë të tillë është përballë së fundmi një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i mitur, që në Beograd ishin ndaluar nga Policia e ishin marrë në stacion vetëm pse djali i mitur kishte bluzë me shqiponjë.

    Policia kishte mbajtur familjen për një natë dhe e ka dënuar me 30 mijë dinarë si dhe e ka shpallur “non-grata” deri në vitin 2031, sipas raportimit.

    Për rastin ka reaguar ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Ai ka thënë se kjo është e tmerrshme, por ka deklaruar se s’është i habitur.

    “Një shqiptare u ndalua dhe u detyrua të paguante gjobë në Serbi vetëm se djali i saj nëntëvjeçar kishte një bluzë me shqiponjën kuq e zi. Vërtetë e tmerrshme, por jo e habitshme për shumë prej nesh, përveç atyre që ende besojnë në politikën paqësore të Vuçiqit”, ka shkruar Qehaja në Twitter të enjten.

    Për rastin ka komentuar edhe gazetari Enver Robelli. Ai ka thënë po që se kjo ngjarje të ndodhte nga Policia e Kosovës, Shqipërisë apo e Maqedonisë së Veriut “propaganda gebelisiane e Beogradit do ta çonte peshë mbarë botën dhe do të kërkonte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit”.

    Ai ka thënë se shtetet shqiptare duhet të protestojnë kundër terrorit serb.

    “Shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe kontrollojnë disa nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë në Shkup. Do të ishte e udhës që kjo fuqi politike të shprehet përmes një proteste të qartë kundër terrorit serb ndaj familjeve shqiptare. Shqiponja është simbol nacional shqiptar. Flamuri me shqiponjë valon në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Athua çfarë problemi ka policia kriminale serbe dhe drejtësia kriminale serbe dhe politika kriminale serbe me shqiponjën? Kanë një problem: me ekzistencën e shqiptarëve! Duan t’i zhdukin. Meqë s’mund t’i zhdukin, i terrorizojnë shqiptarët kudo ku munden”, ka shkruar ai në Facebook.

    Janë regjistruar tashmë dhjetëra raste që familje kosovare rrugës tranzit në Serbi maltretohen në forma të ndryshme. Në disa raste madje Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka rekomanduar mërgimtarëve që sa më shumë që munden të shmangin rrugën tranzit kah Serbia.

    Artikuj të ngjashëm

    Gostivar: Nxënësit nuk rrinë në klasë me vajzën me Sindromin Down

    Ngjarje e rëndë: Biçiklisti goditet për vdekje nga vetura

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.