Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Familja e ish-presidentit Rugova merr nënshtetësinë shqiptare

    31/10/2022 16:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pak ditë më parë, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

    Por, nga sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e ish-presidentit, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër Mendim Rugova.

    Në këtë ceremoni të veçantë, kryebashkiaku Veliaj tha se është nder i madh për të që sot po merr nënshtetësinë shqiptare një zonjë, e cila i ka hapur dyert shqiptarëve nga e gjithë bota.

    “Jam shumë i nderuar sot që, një mikeshë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo që ka hapur dyert e shtëpisë së saj për shqiptarët e të gjitha skajeve të botës. Jam gjithashtu i lumtur që e gjithë familja Rugova ka marrë shtetësinë shqiptare. Në Tiranë jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj, për kontributin e presidentit Rugova. Më vjen mirë që jemi bashkëqytetarë të qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

    Ai u shpreh se mezi pret që, së bashku me familjen Rugova, të bëjnë më shumë punë të mira dhe të mbara për kombin shqiptar.

    “Është ky flamur kuqezi që, në dukje, është vetëm një pëlhurë me një simbol, por ndërkohë mbart shumë më shumë se kaq, mbart një ideal, një pasion, sakrifica të pashoqe të njerëzve ndër vite. Sot që jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë, jeni qytetarë të Tiranës, e kam zemrën plot me gëzim dhe ndihem vërtet shumë i lumtur. Edhe puna ime ka sfida, jo sfida si ato që ka kaluar Ibrahim Rugova në ditët e vështira të sakrificave për të parë Kosovën të pavarur dhe një Shqipëri demokratike dhe të hapur, por ia kemi mbërritur kësaj dite. Mezi pres që si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të bëjmë akoma më shumë punë të bukura, më shumë punë të mira, më shumë punë të mbara për kombin tonë dhe njerëzit tanë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet për nesër seanca ndaj Erion Veliajt

    A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Veliaj përgjigjet nga qelia

    “Uroj që Veliajt t’i bëhet një gjyq i drejtë”, Rama: Kush punon shumë gabon edhe organet e drejtësisë s’kanë si të jenë të pagabueshme

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.