Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Familja Destani sjellë kompaninë e veturave elektrike në Tetovë, investimi më i madh ndonjëherë në këtë zonë

    09/08/2022 21:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës të shtunën do të presë investimin më të madh ndonjëherë.

    Për herë të parë në Ballkan, një kompani e madhe makinash do ta shndërrojë këtë zonë në lider prodhimi.

    Bëhet fjalë për një investim të kompanisë gjermane për prodhimin e makinave elektrike “e.Go”, në pronësi të familjes Destani.

    Investimi gjigand nënkupton edhe qindra të punësuar për prodhimin e makinës tashmë të dëshmuar suksesshëm në Gjermani.

    Prototipi i parë i kësaj makine që nuk emeton karbon, por funksionon vetëm me energji elektrike, u prezantua në vitin 2017.

    Vetëm një vit më vonë, në 2018, u porositën mijëra të tilla.

    “e.Go” ka rrëzuar edhe mitin se makinat elektrike janë makina të shtrenjta.

    Krahasuar me makinat e tjera elektrike, “e.Go” ka çmim prej 17 mijë eurosh, çka e shndërron në një nga makinat elektrike më të lira në botë dhe të ofrueshme për masën.

    Kapaciteti i kësaj makine është katër ulëse dhe është e projektuar për manovrim të lehtë nëpër qytet.

    Sipas studimeve që ka bërë kompania, udhëtarët ngasin mesatarisht 30 deri në 40 kilometra në ditë, andaj kanë ardhur në përfundim se nuk nevojitet një kapacitet baterie prej 300 ose 400 kilometrash, çka do ta rriste çmimin jashtëzakonisht shumë.

    “e.Go” është një automjet inteligjente multifunksional që ofron komoditetin nga ajri i kondicionuar, sediljet e përparme me ngrohje, xhami i përparmë me ngrohje dhe nga asistenca e parkimit.

    Të gjitha këto elemente të automjetit nuk janë pjesë e ndonjë pakete speciale, por janë të përfshira në çmimin bazë.

    Salloni i veturave eGo.

    Pronari kryesor i “e.Go” është investitori financiar holandez ND Group.

    Pas kësaj qëndron sipërmarrësi nga Tetova me vendqëndrim në Düsseldorf, Nazif Destani, i cili është edhe themeluesi i kompanisë Ecolog.

    Sipas mediave gjermane, investitorë të tjerë në “e.Go” janë brende të njohura botërore, si Pirelli, ish-sekretari i thesarit të SHBA-së John Snoë dhe aktori australian Hugh Jackman.

    Vetura u përurua këtë vit në muajin maj dhe pjesë e përurimit ishte edhe futbollisti i njohur Neymar.

    ND Group, themeluar në vitin 2008, nga Nazif Destani, është një kompani ndërkombëtare private me bazë në Holandë me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.

    Familja Destani është e famshme mes shqiptarësh.

    Por, më shumë sesa për biznesin, njihen për artin. Prandaj, shpesh artistit Blerim Destanit, ja kanë mveshur edhe rolin e biznesmenit. Por, s’është kështu.

    Nazif Destani është pronar i ND Group, vëllai i Blerimit.

    Nazif Destani

    Ai është kryesisht biznesmen fjalëpakë e i heshtur.

    Në biznes i pari, por në publik vetëm “vëllai i Blerimit”.

    Gjithsesi, Nazifi s’e nisi gjithçka nga hiçi.

    Tani krenohet shumë me babanë Lazimin, që vepron qysh nga para lufta në Kosovë dhe Maqedoni.

    Përveç kësaj Lazimi njihet edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Si biznes primar dikur, kishte agjencitë turistike.

    Sot, shtrirja është tejet e madhe, mbase edhe përtej vizionit të Lazimit dikur.

    Artikuj të ngjashëm

    Haziri: Kurti me vizitë në Tetovë shkaktoi përçarje

    Raportohet se një person ka tentuar t’i afrohet Kurtit në Tetovë dhe sigurimi është përleshur fizikisht me të

    Shembet muri në Tetovë, vdesin dy persona

    Të Fundit

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.