sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Familja Bytyqi: SHBA-ja të angazhohet për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

    09/07/2021 09:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Familja Bytyqi i bën thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të angazhohet seriozisht për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllëzerve Bytyqi në Serbi më 1999.

    “Deri më tani, ne jemi thellësisht të zhgënjyer që administrata nuk ka ndërmarrë hapa më seriozë kur mund të bëhej kaq shumë”, thuhet në një komunikatë të familjes Bytyqi.

    Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

    Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

    “I bëjmë thirrje administratës së presidentit Biden që të fillojë një angazhim serioz për këtë çështje para se të jetë tepër vonë. Presidenti Biden u dha një premtim vëllezërve tanë, familjes sonë dhe komunitetit tonë. Shpresojmë që administrata e tij shpejt ta përmbushë atë premtim”, thuhet në deklaratën e familjes Bytyqi.

    Aty theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë, vazhdimisht kanë treguar se janë një aktor jo i besueshëm në këtë çështje “por, zyrtarët e Departamentit të Shtetit refuzojnë të pranojnë këtë fakt”.

    Baza e Njësive speciale kundër terrorit të Ministrisë së Brendshme serbe në Petrovo Sello, atëbotë ishte nën komandën e Goran Radosavleviqit-Guri.

    Ditë më parë Serbia nderoi me një medalje mirënjohjeje ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq-Guri.

    Radosavleviq është në listën e sanksioneve të SHBA-së pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

    Ambasada amerikane në Serbi ka thënë më 3 korrik se Radosavleviq “duhet të përballet me drejtësinë dhe nuk duhet të marrë medalje”.

    Më 7 korrik, Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka thënë se është duke mbledhur prova të reja me qëllim që të “përcaktohet identiteti” i autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj për vdekjen e ish-sekretarit amerikan Kissinger: Lamtumirë Boss

     Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

    Blerja e helikopterëve rusë nga ushtria serbe, SHBA: Askush nuk duhet të bëjë biznes me sektorin rus të mbrojtjes

    Të Fundit

    Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

    Tahiri: Kosova nën qeverisjen e Vetëvendosjes, parajsë për matrapazët, ferr për punëtorët

    Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë

    Podujeva do të bëhet me çerdhe të re, Nagavci: Investuam 450 mijë euro, përfundon për dy vjet

    Dukagjin Lipa bëhet investitor strategjik në Lushnje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.