Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Falsifikim i parasë, Policia njofton për pesë raste të reja

    12/05/2023 11:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të falsifikimit të parasë, vetëm brenda disa ditësh.

    Të gjitha paratë janë konfiskuar dhe Policia ka iniciuar dy raste në Prizren, një në Pejë, një rast në Gjakovë dhe një në Ferizaj.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të enjten në Prizren një femër ka raportuar se nga një person i dyshuar janë pranuar një shumë parashë, në mesin e të cilave ka rezultuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

    Ndërsa rasti tjetër në Prizren tregon për para të falsifikuara në vlerë prej 200 euro.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 200€ që dyshohet se është e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan Kosovapress.

    Sa i përket rastit në Pejë, i njëjti ka ndodhur më 2 maj por është raportuar pas një jave.

    Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

    Policia ka njoftuar edhe për 100 euro të tjera që dyshohet të jenë të falsifikuara, 50 prej tyre në Gjakovë dhe 50 në Ferizaj.

    Pas konfiskimit të parave, të dy rastet janë duke u hetuar.

    “Gjakovë 11.05.2023-09:50. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga një person është pranuar një shumë parashë në mesin e të cilave një kartëmonedhe në vlerë 50€  dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të kërkuar për vjedhje

    Policia patrullon me vetura inteligjente në katër komunat veriore

    Të Fundit

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.