Lajme

“Faleminderit Kosovë”, thotë zyrtari i lartë amerikan pas vendimit për strehim të emigrantëve

Brendan Hanrahan, zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka falënderuar Kosovën pasi pranoi që të strehojë emigrantë.

Ai në X ka shpërndarë edhe postimin e ambasadës amerikane ku e falënderon Kosovën për këtë çështje, transmeton Klankosova.

Anu Prattipati, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ka thënë se kosovarët janë të parët në Evropë që po pranojnë kërkesën e SHBA-së.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës. Vendit të parë në Evropë që njoftoi pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara”.

Back to top button