Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

    21/06/2024 18:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “tani ose kurrë”.

    Këto komente, ajo i bëri gjatë Forumit Evropian Wachau në Austri, ku po diskutohet mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

    “Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili ekziston prej një viti, është një dëshmi e mirë se ne duhet ta trajtojmë zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike që ka nevojë për mbështetje politike. Është tani ose kurrë”, tha Fajon në fjalën e saj.

    Ministrja sllovene tha se gjatë dy viteve të fundit, vendi i saj, së bashku me miqtë e Ballkanit Perëndimor, është angazhuar fuqishëm në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendeve të BP-së dhe, sipas saj, rezultatet kanë qenë të dukshme.

    “Kujtova zotimin e Bledit dhe objektivat e qarta për vitin 2030. Është e rëndësishme që trendi dhe progresi pozitiv të vazhdojnë dhe që ne të bëjmë gjithçka në Union dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    “Një nga nismat është propozimi slloveno-gjerman për përdorimin e shumicës së cilësuar në vendimmarrje për çështjet e zgjerimit. Fakti është se Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe kjo duhet të bëhet edhe një realitet politik”.

    “Alternativa – nëse nuk jemi mjaft të vendosur dhe të shpejtë – është rritja e ndikimit nga vendet e tjera, të cilat tashmë po përshpejtojnë interesat e tyre në rajon”, tha Fajon në margjinat e takimit të grupit.

    Në diskutim ajo kujtoi përbërjen e Komisionit të ri Evropian dhe shprehu shpresën se ai do të vazhdojë ta vë zgjerimin në krye të agjendës së BE-së.

    “Është gjithashtu e rëndësishme të forcohet besimi i njerëzve në zgjerim, si nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga ana e BE-së, dhe që të zgjerojmë më tej grupin tonë të miqve. Mirëpres gjithashtu nismën e Përfaqësuesit të Lartë Borrell për të mbledhur ministrat e Ballkanit Perëndimor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën. Kjo duhet të bëhet një praktikë e rregullt, pasi kemi shumë sfida të përbashkëta në një botë komplekse”, deklaroi ministrja sllovene, Tanja Fajon.

    Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Serbisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

    Takimi rezultoi gjithashtu në Gottweig Appeal, një dokument ky në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Unionit në Ballkanin Perëndimor. 

    Artikuj të ngjashëm

    Fajon: Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog, të mos ketë përshkallëzime të mëtejme

    Fajon: Kosova ta formojë Asociacionin, Kurti dhe Vuçiq ta kapin këtë moment, s’dihet kur vjen mundësia tjetër

    Fajon: Sllovenia do ta ndihmojë Kosovën, kemi një histori të përbashkët

    Të Fundit

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka kry në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

    Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

    Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.