Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i ka reaguar mbështetëses së Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka ofenduar Milazim Thaçin, njëri nga personat e vetëm që i ka mbijetuar Masakrës së Izbicës, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook, Nura ka thënë se fjalët e Mahmudije Hazirit, janë po aq të pështira sa edhe vetë Masakra e e Izbicës.
“Edhe baci Milazim Thaçi, si një nga dëshmitarët e vetëm të krimit më çnjerëzor të masakrës së Izbicës dhe i mbijetuar i asaj ngjarjeje të llahtarshme, të quhet me fjalët më të poshtra që mund t’i qet goja e një të ligu – siç është një përkrahëse e partisë në pushtet, që vetëm e shpërfaq qasjen e tyre ndaj secilit që nuk ndan mendje si ta, është aq e pështirë sa vetë ngjarja e masakrës”, ka shkruar ai.
Mahmudije Haziri është përfshirë në një diskutim në Facebook, ku përmes disa komenteve e ka quajtur “qen plak” Milazim Thaçin, pas dëshmisë së tij në gjykatë për të dyshuarin Muhamet Alidema.
Lexo edhe: