Në misionin e UNMIK-ut ka pasur shqiptarë që kanë punuar për shërbimet serbe.
Kështu deklaroi eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Sipas Kajtazit, përveç punës së mirë që ky mision ka kryer dhe për të cilën duhen falënderuar, ai ka pasur edhe anë problematike, përfshirë, sipas tij, infiltrimin e disa shqiptarëve që kanë punuar për BIA-në serbe.
“Misioni i UNMIK-ut, përpos atyre të mirave të mëdha që i ka sjellë dhe për të cilat duhet të jemi falënderues, ka pasur edhe të infiltruar, dhe një pjesë të madhe të të argjenduarve ishin shqiptarë, shqiptarë të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe”, deklaroi Kajtazi.