Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-veprimtari i LDK-së, Fadil Geci është duke dhënë dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dëshima e tij është duke u zhvilluar rreth komunikatës 59-të, për të cilën tha se ata që e kanë shkruar, nuk munden me qenë shqiptarë dhe se duhet të iu bëhet analiza e ADN-së, shkruan GazetaDemos.
Geci në këtë seancë, ndër tjera, foli edhe për masakrën e Çirezit e Likoshanit, duke u cituar nga gjykatësi sipas një postimi të Jakup Krasniqit më 2006, si në vijim;
“Në varrimin që do të organizohet më 3 mars, do të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz nga mbarë Kosova. Ndoshta njerëzit presin edhe kësaj radhe të paraqitej UÇK-ja. Këshilli Organizativ kishte arritur të vendoste rregull, të cilin u munduan ta prishin vëllezërit Geci nga Llausha. Ata u përpoqën edhe të eliminonin më të merituarit edhe në zgjedhjet e fundit të Degës së LDK-së, por ishte ndërhyrja e Adem Jasharit që kishte ndihmuar rrjedhën normale të Kuvendit të Skënderajt. Ata patën një duel jo të këndshëm me Shaban Shalën, i cili edhe përkundër kërcënimeve nuk lejoi prishjen e rendit të publikuar”.
Teksa, përgjigja e Gecit për gjykatësin rreth kësaj deklarate është:
“Jakup Krasniqi nuk është njeri i pamençur, historian është. Ai e di që historinë e rrejshme s’duhet me shkru, se nuk është mirë, por këtu ka rrejtë dhe ka shkruar çka s’është për vëllëzërit Gecit. Është diçka tjetër, nëse më lejon, tregoj çka është e vërteta”.
“Për rastin Çirez e Likoshan që merret si fillimi i luftës dhe i masakrave të Serbisë, dhe një varrim që e ka organizuar LDK-ja, ne kemi qenë organizatorët në atë varrim bashkë me degën e LDK-së në Drenas. S’ka qenë Jakup Krasniqi”.
“Kur përmenden vëllezërit Geci, është shumës. Të shtatit kemi marr pjesë në varrim, jemi kanë organizator të atij varrimi, dhe aty është prishur kur ka folë Luljeta Pula, kur ka thanë që fajet i ka Ibrahim Rugova për vrasjet këtu, dhe u kanë rrezik me e likuidu krejt masën prej shokimit. Këtë nuk e ka shkru Jakup Krasniqi, historian është. Qëtu është rasti”, tha Geci.
Fadil Geci për masakrën në Çirez e Likoshan: Jakup Krasniqi ka rrejtë, si historian e di që historinë e rrejshme s’duhet me shkru
