Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fadil Cana: Nuk ka vend për panik rreth “Lisë së majmunëve”, jam i informuar me rastin në Kosovë

    27/12/2024 14:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup Fadil Cana, në deklaratën për AIM tha se në vend nuk ka hapësirë për panik sa i përket lisë së majmunëve dhe theksoi se është i informuar me rastin në Kosovë.

    Ai kujton se deri më tani nuk është regjistruar rast i lisë së majmunëve dhe nëse shfaqet thotë se janë të gatshëm dhe se kemi ekspertë që e njohin mirë këtë fushë të sëmundjes.

    “Tek ne nuk ka. Jam i informuar me rastin, kam pasur një bisedë të gjatë me drejtorin e Klinikës infektive në Prishtinë. Pacienti është stabil, për momentin gjithçka është nën kontroll”, ka thënë Cana AIM.

    Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rast të izoluar të një shtetasi të Kosovës i cili një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit.

    “Nuk është autokton, por rast i importuar. Qytetarët tanë mund të jenë të qetë. Nuk ka vend për panik”, tha drejtori i Klinikës infektive.

    Sipas Canës, autoritetet kanë kapacitet të përballen me këtë sëmundje edhe nëse vjen tek ne.

    “Absolutisht jemi të përgatitur në rast se këtu shfaqet një person me linë e majmunit. Mund të përballemi me raste të tilla. Kemi ekspertë, është fushë e Klinikës infektive, kështu që sëmundjen si të tillë e njohim dhe gjithçka që mund të ndërmerret rreth kësaj”, thotë drejtori i Klinikës infektive.

    Transmetimi i lisë së majmunit nga njeriu te njeriu mund të ndodhë nëpërmjet kontaktit me materialin e infektuar nga një dëmtim ose lëngje nga lëkura, goja ose organet gjenitale, duke përfshirë edhe prekjen, kontaktin e ngushtë dhe aktivitetin seksual. Ai gjithashtu mund të përhapet përmes kollitjes ose teshtitjes

    Artikuj të ngjashëm

    SHBA-ja shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore për shkak të lisë së majmunëve

    Komisioni Evropian aprovon vaksinën kundër lisë së majmunit

    Bota nën ethet e lisë së majmunëve, rritje e rasteve në vende të ndryshme të botës

    Të Fundit

    Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

    Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Përfshihet nga flakët një lokal në Fushë Kosovë

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.