LajmeNdërkombëtare
Evropa harton kundërpropozim për planin e paqes ShBA-Rusi
Evropa ka hartuar një kundërpropozim për t’ua paraqitur homologëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë sot, thanë burime të BE-së për Sky News.
Udhëheqësit evropianë janë përpjekur t’i përgjigjen një plani prej 28 pikash të krijuar gjatë një takimi midis SHBA-së dhe Rusisë, i cili mbështet kërkesat kryesore të Moskës, raporton Skynews.
Ja se si do të funksiononte plani i propozuar me 28 pika, sipas BBC.
Me këtë marrëveshje, Ukraina do të hiqte dorë nga rajonet e saj lindore, por do të kishte garanci nga ShBA që nëse ripushtohen do të ketë sanksione ndaj Moskës.
Poashtu do të kenë garanci ekonomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.