Gjendje stabile paraqitet në vendin e incidentit në Varragë të Zubin Potokut pas shpërthimit që ndodhi sonte në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Ekspertët e fushës përkatëse kanë arritur ta ndalin ujin dhe të evitojnë rrezikun e vërshimeve të shtëpive përreth kanalit të Ibër-Lepencit, përveç një shtëpie e cila është vërshuar, dhe aktualisht nuk ka dëme të tjera.
Ka prani të shtuar të forcave policore dhe ekipeve tjera përkatëse në vendin e ngjarjes.