Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Europa Qendrore në garë me kohën kundër vërshimeve

    18/09/2024 09:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës për të fortifikuar qytetin polak Vrocllav përballë rrezikut të vërshimeve si rezultat i niveleve të ngritura të ujit, ndërsa Hungaria hapi një digë teksa kryeministri paralajmëroi për afrimin e një “periudhe kritike”.

    Përmbytjet më të ashpra që kanë goditur Evropën Qendrore në dy dekadat e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nga Rumania deri në Poloni, duke përhapur baltë dhe mbetje nëpër vendbanime, duke shkatërruar ura, duke fundosur automjete dhe duke i lënë autoritetet dhe amvisëritë me dëme që do të arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.

    “Shumëçka ka ndodhur sonte”, tha kryeministri polak, Donald Trusk, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës, në Vrocllav. “Na duhen informata urgjente… nga ato vende ku është ngritur niveli i ujit”.

    Qytezat në jug të Vrocllavës, si Levin Bzheski, tashmë janë goditur nga vërshimet, që kanë detyruar banorët të dalin nëpër rrugët e përmbytura apo të kërkojnë vende të sigurta në çatitë e shtëpive apo ndërtesave, raporton Reuters.

    Në Hungari, autoritetet hapën një digë në veriperëndim të vendit, për të kanalizuar ujin nga lumi Lajta në një rezervuar emergjent, në përpjekje për të mbrojtur qytetin Mosonmaxharovar.

    Në kryeqytetin Budapest, uji i Danubit pritet të arrijë në nivelin e 8.5 metrave apo ta kapërcejë atë, dikur gjatë të premtes apo të shtunës.

    “Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, situata është kritike në mbarë Evropën Qendrore”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një postim në platformën sociale X, të martën.

    “Sipas parashikimeve të fundit, periudha kritike për Hungarinë do të nisë nesër [e mërkurë], prandaj po bëhen përgatitje maksimale për mbrojtje nga përmbytjet”.

    Disa shtete evropiane u përballën me vërshime vdekjeprurëse gjatë fundjavës, teksa Rumania, Polonia, Austria dhe Çekia raportuan për viktima dhe dëme të mëdha.

    Dy ditë pasi shiu i rrëmbyeshëm përmbyti dy qarqe në lindje të Rumanisë, shumë zona mbeten të mbuluara nga uji, ndërsa njerëzit po përballen me vështirësi në llogaritjen e dëmeve./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Kushte ekstreme të motit: Përmbytje dhe zjarre në Evropë

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.