Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Europa larg, Kukësi tani ka problem me fundin e tabelës

    12/04/2023 18:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Humbja e fundit në kampionat ndaj Tiranës la një shije të hidhur te Kukësi, duke parë mënyrën se si erdhi dhe për më tepër me një penallti që u kontestua jo pak nga verilindorët. Nuk është rasti i parë që blutë kanë pretendimet e tyre për gjykimin, në një kohë që janë në një luftë të ashpër për të arritur mbijetesën këtë sezon.

    Kjo penallti, mesa duket, do të bëjë që përfundimisht ekipi i Hallaçit të pretendojë vetëm mbijetesën. Në rast të marrjes qoftë edhe të një pike, verilindorët, të paktën moralisht, do të pretendonin pse jo një vend në kupat e Europës. Ndaj mund të thuhet se humbja ndaj bardhebluve ndau një herë e mirë “shapin nga sheqeri” për objektivat e Kukësit, të cilët tani mendojnë vetëm për mbijetesën.

    Teuta që për momentin është në zonën e “play out”-it ndodhet vetëm një pikë më pak, ndaj në tetë javë skuadra e Kukësit është në luftë edhe me historinë. Thuhet kështu, sepse asnjëherë kjo skuadër nuk ka diskutuar qëndrimin këto vite në elitë, duke luajtur në këtë mënyrë edhe në një habitat që nuk është i saj. Duket se gjithë ajo ecuri pozitive e skuadrës u zhbë në dy sfidat e fundit, me humbjet ndaj Egnatias në “Kukës Arena” dhe Tiranës në “Elbasan Arena”.

    PROBLEMET – Dy humbjet e fundit në një farë mënyre kanë reflektuar edhe problemet që skuadra e Kukësit ka pasur jashtë fushe, ku kanë ridalë në skenë sërish problemet me pagesat. Klubi ua ka bërë të qartë lojtarëve se do të paguhen në bazë të kontratës së tyre, ndaj duhet të vijojnë normalisht punën. Mirëpo, duke qenë se u bënë disa muaj që futbollistët kanë pritur pagat e tyre, ka sjellë më pas edhe agravimin e situatës, duke preferuar që të mos dalin në stërvitje si zakonisht.

    Një situatë që ka vënë në siklet edhe stafin teknik, sepse jo të gjithë lojtarët kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë si mental ashtu edhe fizik për të dhënë maksimumin më pas në fushë. Gjithsesi, pritet që këtë javë lojtarët dhe drejtuesit të bëjnë një tjetër bisedë konkrete për të zgjidhur problemet e tyre, pasi skuadra gjithnjë e më shumë po diskuton qëndrimin në kategori. Nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje, gjithçka sa vjen edhe bëhet më e vështirë për ekipin, në një kohë kur kanë nevojë më shumë se kurrë për pikët që vlejnë mbijetesën.

    Artikuj të ngjashëm

    NATO ndryshon strategjinë e mbrojtjes në Europë

    Të Fundit

    Dogana sekuestron 79 telefona te një mobilshop, vlera e tyre mbi 64 mijë euro

    Xhandarmëria franceze ia vë emrin “Kosovë” një autoblinde të fuqishme

    Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

    Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit

    Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.