Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Europa duhet të forcohet ushtarakisht”, Polonia: Të mbrojmë kufijtë tanë, s’ka alternativë ndaj NATO-s

    12/02/2024 17:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nuk ka alternativë ndaj partneritetit mes Europës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me rreziqet në rritje ndaj sigurisë.

    Këtë u kujdes ta theksonte kryeministri i Polonisë fqinje me Ukrainën, ndërsa në Europë po shtohen shqetësimet për një tërheqje të mundshme të aleatit kryesor, SHBA, nga angazhimi për mbrojtje kolektive.

    Donald Tusk e bëri një deklaratë të tillë në Paris, ndërsa më vonë pritet të vizitojë edhe Berlinin. Përmes këtij mini turi, lideri polak synon të forcojë lidhjet me dy fuqitë kryesore të Europës, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në viti e tretë dhe në SHBA po bëhet gjithmonë e më reale mundësia për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

    “Dua ta theksoj qartë këtu në Paris se nuk ka alternativë për BE, nuk ka alternativë për bashkëpunimin transatlantik dhe nuk ka alternativë ndaj NATO. Europa duhet të bëhet një kontinent i sigurt, çka nënkupton se BE, Franca dhe Polonia duhet të fuqizohen në mënyrë që të mbrojnë territorin dhe kufijtë e vet dhe të mbrojnë aleatët e miqtë jashtë bllokut”, tha Tusk.

    Zhvillimet përtej Atlantikut po shqetësojnë edhe vendet baltike, që gjithashtu ndihen të kërcënuara nga Rusia. Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, theksoi se komentet e fundit të bëra nga ish-presidenti Trump duhet të jenë një zile zgjimi, për shtetet e NATO-s që nuk kanë investuar shumë në mbrojtje. Gjithashtu presidentja e Parlamentit Europian, Robetta Metsola tha gjatë një konference të përbashkët, se Bashkimi Europian duhet të shpenzojë më shumë në mbrojtje.

    “Shtetet anëtare të BE duhet të përcjellin një mesazh të fortë dhe të artë se pavarësisht atij që do të drejtojë SHBA, janë të fuqishëm mjaftueshëm për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Roberta Metsola. /A2CNN

    Artikuj të ngjashëm

    Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

    Polonia miraton projektligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

    Polonia, thirrje BE-së ta vërë theksin tek marrëdhëniet me SHBA-në, si kundërpeshë ndaj “dezinformimit” rus

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.