Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eurokomisionerja Marta Kos shkon në Elbasan për Ditën e Verës

    14/03/2025 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri, komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka vizituar qytetin e Elbasanit, i cili është edhe kryeqendra e festimeve të ditës së verës. Në një deklaratë për mediat ajo tha se ka vizituar disa projekte në këtë qytet dhe është takuar me nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri”. Kos nënvizoi se projektet në Elbasan të financuara nga BE do të vijojnë.

    “Është kënaqësi që kam ardhur në këtë qytet ditën e verës. Ka qenë kënaqësi se kam pasur mundësi të shkoj në disa projekte shumë të rëndësishme që financohen nga BE. U takuam së pari në punishte me ato gra që bëjnë qilima të mrekullueshëm. Biseduam për të shkuarën e tyre dhe pastaj shkuam në një projekt tjetër që ndihmon gratë e dhunuar ishte e vështirë dhe inkurajues e që biseduam me to. Dhe gjëja më e bukur ishte që shkuam në shkollën “Dhaskal Todri” dhe biseduam me ata nxënës të mrekullueshëm. Do të përpiqemi që këto fonde të vijojnë se secili bën një punë të mrekullueshme. Ai që kam më fort për zemër është ai që ka të bëjë me rininë”.

    Sa i përket integrimit, Kos shprehu besimin se së shpejti shqiëpria do të bëhet vendi i 28-të i Bashkimit Europian nëse vijon me të njëjta ritme. Në dorë ajo mbante dy verore, që i konsideroi si fatsjellëse; një për BE dhe një për Shqipëri.

    “Dje u takova me aktorë të ndryshëm dhe mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme. Ka ende shumë punë e reforma për të bërë, por nëse është ritmi i tanishëm do të përfundojë në 2027. Besoj që së shpejti por ka ende detyra shtëpie për të përfunduar. Por në Bashkimin Europian të mos jetë me 27 vende anëtare, por shpresoj që Shqipëria të bëhet vendi i 28-të”.  

    Artikuj të ngjashëm

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.