Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eurodeputetët letër Komisionit Evropian: Ngrini negociatat dhe ndërprisni ndihmat për Serbinë

    12/03/2022 17:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nëntë eurodeputetë nga grupi liberal Reneë Europe i kanë dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell duke kërkuar një ngrirje të përkohshme të negociatave me Serbinë dhe ndalimin e ndihmës financiare të BE-së derisa vendi të përafrohet me pozicionin e BE-së ndaj Rusisë.

    Letra,  të cilën e ka parë mediumi “European Ëestern Balkans”, kishte firmën edhe të zëvedëspresidentes së Parlamentit Evropian, Nicola Beer, e cila është edhe anëtare e Partisë së Lirë Demokratike në Gjermani. Ndër të tjerët që nënshkruan letrën ishin Klemen Groselj nga Sllovenia, Ilhan Kyuchyuk nga Bullgaria, Petras Austrevicius nga Lituania, Urmas Paet nga Estonia dhe Bart Groothuis nga Holanda.

    Në letër, eurodeputetët thonë se Serbia po tregon “një lëvizje të rrezikshme drejt autoritarizmit” që është në kontrast të fortë me aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se kjo është treguar me refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj kundër Ukrainës.

    “Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Komisionit që të ftojë edhe një herë autoritetet serbe që t’i bashkohen qëndrimit të përbashkët të BE-së për Rusinë. Nëse Serbia vendos edhe një herë të injorojë këtë thirrje, ne kërkojmë një ngrirje të përkohshme të bisedimeve për anëtarësim në BE me qeverinë serbe dhe mohojmë mbështetjen financiare të BE-së për të derisa ajo të ndërmarrë veprime të besueshme, të prekshme dhe të qarta për të harmonizuar deklaratat, politikat dhe vlerat e saj me Bashkimin Evropian”, thuhet në letër.

    Pavarësisht thirrjes për ndërprerjen e ndihmës financiare për Serbinë, eurodeputetët shprehën gjithashtu mbështetje për shoqërinë civile dhe ndërmarrjet e vogla në Serbi.

    Ata theksuan se Serbia ka çdo të drejtë të ndjekë modelin e presidentit rus Vladimir Putin nëse dëshiron, por duhet të jetë e qartë në synimet e saj dhe të mos pretendojë se ka aspirata serioze për anëtarësim në BE.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.