Lajme

EULEX-i deklarohet mbi stërvitjen e përbashkët me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës

Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, ka mbajtur stërvitje të përbashkët me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të KFOR-it.

Trajnimi i quajtur “Shpata e Artë” u mbajt dje dhe sot, në kampin Novosellë.

Pas përfundimit të këtij trajnimi, EULEX-i u shpreh optimist për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm, që synim ka forcimin e gatishmërisë.

Trajnimi u fokusua në kontrollimin e turmave dhe trazirave, për të mbështetur sa më mirë sigurinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button