Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ethet misterioze” vrasin mbi 50 fëmijë në Indi

    02/09/2021 00:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prej më shumë se një jave, fëmijët në disa rrethe në shtetin verior indian të Uttar Pradesh janë zgjuar me ethe të forta dhe të larë në djersë.  Shumë prej tyre u ankuan për dhimbje të kyçeve, dhimbje koke dhe dehidratim. Në disa raste, ata raportuan skuqje të përhapura në këmbë dhe krahë.

    Si pasojë e etheve të paktën 50 fëmijë kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital në gjashtë rrethe në pjesën lindore të shtetit. Asnjë nga viktimat nuk rezultoi pozitiv me covid-19.

    Në një kohë kur India duket se po shërohet ngadalë nga një valë e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit, vdekjet në Uttar Pradesh kanë provokuar panik se një valë “ethesh misterioze” po përfshin fshatrat e shtetit më të populluar të Indisë.

    Mjekët në disa nga rrethet e prekura, Agra, Mathura, Mainpuri, Etah, Kasganj dhe Firozabad, besojnë se ethet janë pasojë e një infeksioni viral i përhapur nga mushkonjat, shkruan BBC. 

    Ata thonë se shumë nga pacientët u dërguan në spital dhe u vu re një nivel i ulët i trombociteve.

    “Pacientët, veçanërisht fëmijët, në spitale po vdesin shumë shpejt”, thotë Dr Neeta Kulshrestha, zyrtarja më e lartë shëndetësore e rrethit Firozabad, ku 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kanë humbur jetën javën e kaluar.

    Artikuj të ngjashëm

    Banorët largohen nga fshatrat pranë kufirit me Indinë

    Lajm i ëmbël, Remzie Osmani po bëhet sërish gjyshe

    Dafina Zeqiri shtatzënë, po bëhet nënë për herë të parë

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.