Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ETEA: Rezultatet e testit PISA kambana e fundit për institucionet e Kosovës

    05/12/2023 15:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata ETEA ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku Kosova u rendit pothuajse në vendet e fundit.

    Sipas kësaj organizate, Kosova ka shënuar rënie të dukshme dhe shqetësuese krahasuar me rezultatet, po ashtu të dobëta, të vitit 2018.

    Në shkencë, Kosova ka rënie prej 8 pikëve, ndërsa në matematikë dhe lexim, Kosova ka shënuar rënie prej 11 pikëve.

    “Arsimi i zhvilluar përbën faktorin kyç për mirëqenien dhe progresin e shoqërisë, por Kosova vazhdon të ketë një sistem arsimor tejet të dobët, ndër më të dobëtit nga 80 shtetet pjesëmarrëse në testin PISA. Konkretisht, Kosova listohet krahas shteteve si Republika Domenikane, Kamboxhia, Uzbekistani dhe të ngjashme, duke qenë kështu me sistemin arsimor më të pazhvilluarin nga të gjitha shtetet e rajonit ballkanik”, thuhet në komunikatën për media.

    Nga organizata ETEA tutje kanë thënë se ndër shkaqet kryesore që e kategorizojnë sistemin arsimor të Kosovës në këtë nivel është mësimdhënia memorizuese dhe të mësuarit mekanik që prodhon në masë fenomenin e analfabetizmit funksional.

    “Kjo e dhënë u faktua që nga viti 2015 kur Kosova u përfshi për herë të parë në testin PISA. Por, që atëherë institucionet relevante i neglizhuan rezultatet në fjalë duke mos analizuar objektivisht situaten dhe duke mos hartuar politika përmbajtësore që adresojnë shkaktarët e rezultateve të dobëta. Hapi i vetëm konkret në raport me testin PISA nga institucionet relevante të Kosovës u ndërmorr para dhe gjatë vitit 2018 duke organizuar fushata të dëmshme të “përgatitjes së nxënësve/eve për testin PISA 2018”. Për më tej, Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 vë fokusin tek arsimi profesional dhe digjitalizimi i arsimit, duke trajtuar krejtësisht në suaza sipërfaqësore mungesën e aftësive dhe shkathtësive bazike të nxënësve/eve”.

    “Digjitalizimi i arsimit dhe fuqizimi i arsimit profesional janë jashtëzakonisht me rëndësi, por vështirësitë në të lexuar e bëjnë të pamundur rezultatin e dëshiruar të nxënësve/eve në çfardo fushe apo drejtimi. Referuar rezultateve të testit PISA, në PSAK 2022-2026 theksohet vetëm në hyrje të dokumentit se “brengë e veçantë është arritshmëria e ulët në lexim, pasi aftësia e leximit, të kuptuarit dhe interpretimi i drejtë i asaj që lexon janë baza për arritje në fusha të tjera”. Por, ky problem madhor në këtë dokument të rëndësishëm – mbyllet me kaq”.

    Më tej në reagim thuhet se “krahas institucioneve neglizhente dhe të papërgjegjshme, 80% e mësimdhënësve/eve kosovarë/e nuk e konsiderojnë vetën me përgjegjësi për rezultatet e dobëta të Kosovës në testin PISA. Në kuadër të raportit hulumtues të organizatës ETEA, “Fakulteti i Edukimit – Parakusht për cilësinë e arsimit parauniversitar në Kosovë”, botuar në vitin 2021, mësimdhënësit/et u pyetën nëse ndiejnë përgjegjësi për gjendjen e arsimit në Kosovë bazuar në rezultatet e testit PISA dhe vetëm 20% e tyre konsideruan se edhe ata/o kanë përgjegjësi për gjendjen e arsimit në Kosovë bazuar në rezultatet e testit PISA”.

    ETEA i ka bërë thirrje institucioneve qeverisëse të arsimit në Kosovë që në mënyrë urgjente të krijojnë grupe punuese me ekspertë dhe njohës të fushës për të bërë analiza të thella mbi rezultatet e testit PISA në vitin 2018 dhe 2022 dhe mbi bazën e këtyre analizave të nxjerr rekomandimet bazuar edhe në modelet e shteteve me arsim të zhvilluar që kanë reflektuar mbi rezultatet e testit PISA në të kaluarën.

    “Përfshirja në testin PISA është me rëndësi, jo vetëm për të parë se ku qëndrojmë krahas shteteve të tjera, por për të siguruar të dhëna shkencore mbi problemet dhe mangësitë e arsimit dhe si rrjedhojë për të punuar në adresimin e tyre. Një gjë e tillë nuk është bërë në vitin 2015 dhe as në vitin 2018. Prandaj, ETEA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si institucion me përgjegjësi kryesore për arsimin në Kosovë, që të mobilizojë të gjitha kapacitetet përkatëse dhe t’i trajtojë me seriozitet kulminant të dhënat dhe rezultatet e dala nga testi PISA duke i shndërruar zgjidhjet e propozuara në politika me prioritet në nivel vendi”.

    “Në këtë kuadër, ETEA i bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve/eve ligjorë/e që të mos mjaftohen dhe/apo mashtrohen me suksesin, notat dhe diplomat me të cilat pajisen fëmijët e tyre. Është shumë me rëndësi që, përveç edukimit formal, të punohet në baza ditore në arsimimin e fëmijëve, duke përfshirë dërgimin dhe angazhimin e tyre në aktivitete dhe programe të edukimit jo-formal. Kjo duhet të jetë masa mbrojtëse për të ardhmen e fëmijëve derisa institucionet ta trajtojnë sistemin arsimor me seriozitetin e duhur”, përfundon reagimi. 

    Artikuj të ngjashëm

    ETEA: Mbi 70 % e nxënësve nuk kanë arritur të sigurojnë të gjitha tekstet shkollore

    Testi i maturës dhe kopjimi masiv, ETEA del me komunikatë: Në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye nuk do…

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.