Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Esobar thotë se Departamenti i Shtetit ia kishte zgjatur mandatin për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

    08/05/2024 17:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Gabriel Esobar, i cili në cilësinë e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë i involvuar në bisedimet Kosovë -Serbi, në një konferencë on line me mediat, ka thënë se e kishte zgjatur mandatin e tij për një vit shtesë, pasi besonte se do të kishte më shumë progres për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

    Escobar në konferencën e fundit me gazetarë ka folur për bisedimet Kosovë -Serbi ku ka dhënë edhe detaje për proceset që kanë ndodhur.

    “I kam bërë tre vjet mandat, faktikisht kjo punë është punë dy vjeçare, por më herët kam kërkuar që të mbetem edhe një vit sepse vërtetë atëherë besoja se deri në fund të vitit do të kishim më shumë progres në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit,  se do të kishim implementim të plotë të kërkesave që duhej të përmbushte Serbia dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se do të ishim në gjendje që ta çojmë Kosovën më afër integrimeve evropiane nëpërmjet Partneritetit për Paqe (NATO) dhe kandidaturës për anëtarësim në BE” ka thënë Escobar.

    Tutje, diplomati amerikan ka thënë se “ka besim se kjo mund të bëhet ende nëpërmjet zbatimit të plotë të normalizimit historik”.

    “Por fatkeqësisht iku koha por e di që Departamenti do të vazhdojë ta ketë prioritet” ka theksuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Escobar: Asociacioni rruga e vetme e Kosovës për në integrimet euro-atlantike

    Deputeti gjerman ‘godet’ Escobarin: Nuk vendos xhentëlmeni amerikan për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Sadri Ramabaja: Escobari ra në lajthitje të vajit të Vuçiqit

    Të Fundit

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.