Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Është i domosdoshëm në drejtësi”, kërkohet miratimi i Kodit të Procedurës Civile

    18/03/2024 09:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjyqtarët që trajtojnë lëndët në fushën civile pritet që në të ardhmen të mund të punojnë duke u bazuar në Kodin e Procedurës Civile.

    Kjo pasi Ministria e Drejtësisë është duke hartuar Kodin e Procedurës civile me qëllim të përmirësimit dhe modernizimin e sistemin procedural të drejtësisë civile.

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, po e konsideron veprim të domosdoshëm për sistemin e drejtësisë.

    “E lehtëson edhe punën e Gjykatave për shkak se bëhet unifikimi apo harmonizimi i dispozitave ligjore që shumë, ligje që ne i zbatojmë. Andaj qëllimi kryesor i Kodit të Procedurës, harmonizimi i ligjeve ngase shpesh na ka ndodh që dispozitat e një ligji me një ligj tjetër, janë në koligjion me njëra tjetrën dhe kemi pasur edhe vështirësi,” u shpreh ish-kryetari Apelit, Hasan Shala.

    Të njëjtën e thotë edhe ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, i cili shton se duhet sa më shpejtë të hyjë në përdorim, sepse rritet edhe efikasiteti i gjyqësorit në përgjithësi.

    “Do ta rrite efikasitetin ajo cka unë vlerësoj që do të duhej me pasë parasysh është fakti i eleminimit, të shkaqeve apo arsyeve ku luhet një ping pong, mes nivelit Themelor dhe atij të Apelit dhe besoj se në këtë drejtim grupi punues dhe ministria do punojë,” tha Ish-sekretari në Ministrisë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

    Në anën tjetër Shala, thotë se ligjet me të cilat trajtohen rastet civile, shpesh bien ndesh njëra me tjetrën.

    “Kur kemi të bëjmë me ligjin e procedurës jashtë kontestimore, dhe ligjin e procedurës kontestimore apo ligjin e procedurës përmbarimore, ato procedura të cilat janë caktuar gjatë zbatimit, apo edhe ligjin për familjen psh, secila i kanë veçorit e veta dhe shpesh kanë ra ndesh me njëra me tjetrën,” shtoi Shala.

    Derisa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se ky kod të ndikojë në qasjen më të mirë të publikut në drejtësinë civile, dhe ndryshimet do të krijojnë mekanizma efikas për trajtimin dhe parandalimin e shkeljeve të afateteve.

    “Hartimi i Kodit të Procedurës Civile do të ndikojë në qasjen më të mirë të publikut në drejtësinë civile, pasi do të jetë e mundur që normat kryesore të procesit gjyqësor civil apo përmbarimor, të gjenden lehtësisht në një akt të vetëm ligjor, i qasshëm lirisht nga kushdo. Ndryshimet që synohen të përfshihen në Kodin e Procedurës Civile, do të krijojnë mekanizma efikas për trajtimin dhe parandalimin e shkeljes së afateve të arsyeshme të gjykimit të çështjeve të ndryshme si dhe të procedurave përmbarimore. Nëpërmjet ndryshimeve që propozohet të pësojnë rregullat procedurale që do të inkorporohen në Kodin e Procedurës Civile, do të përmirësohen të drejtat procedurale të palëve nëpërmjet rritjes së transparencës, do të rritet efiçenca e gjykatave për evadimin e çështjeve gjyqësore, do të formatizohet edhe më shumë një pjesë e procedurës për lëshimin e urdhërpagesës apo për gjykimin e kontesteve me vlerë të vogël, e cila do të mundësojë një qasje më të shpejtë e më të lehtë në drejtësi nga subjektet e ndryshme.”

    Vazhdimisht edhe shoqëria civile ka kritikuar sistemin gjyqësor për zvarritje të lëndëve civile.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-kryetari i Apelit: Albulena Haxhiu po sillet si militante e jo si ministre

    Ish-kryetari i Apelit, Shala: Faton Hajrizi ka qenë i njohur për arratisje, dikush duhet të marrë përgjegjësi

    Ministria e Drejtësisë e cilëson si të rregullt provimit me shkrim të Jurisprudencës, pesë kandidatë u përjashtuan

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.