Lajme

“Është hera e fundit”, ‘përplasen’ Haradinaj e Haxhiu – kjo e fundit s’e lejon ta quaj ‘kryehajn’ Kurtin: Urdhëro, bëje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për krizën energjetike, duke i akuzuar për vjedhje e dallavere.

Ndër tjera, Haradinaj e quajti ‘kryehajn’ Kurtin, teksa ‘kryehajnesha’ tha se është Dejona Mihali.

Për këto ektiketime, i reagoi kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

“Z. Haradinaj, ju lutem të keni parasysh që mos të përdorni gjuhë të tillë në Kuvend. Mos mendo që e përforconi argumentin duke përdorur gjuhë joparlamentare. Nëse ke kundërshtime ndaj Qeverisë, urdhëro, bëje, por mos e keqpërdor këtë foltore. Është hera e fundit që ta tërheq vërejtjen. S’ke asnjë replikë me mua”, shtoi Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button