Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Escobar: Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush s’duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave

    27/08/2022 08:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tashmë ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në veri të Kosovës.

    I pyetur nëse vërtet ka potencial për konflikt, ai është përgjigjur se shpreson që kjo të mos ndodhë.

    “Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush nuk duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave”. Por, pavarësisht se për çfarë shpresojmë, ne jemi duke punuar në të njëjtën kohë për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe në pjesën tjetër të rajonit. KFOR-i është prezent, EULEX-i është i pranishëm, kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me të dyja qeveritë dhe po mundohemi t’i zgjidhim të gjitha çështjet e kontestuara, para se të krijohet një situatë që mund të eskalojë në konflikt. Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

    “Forcat policore duhet të jenë prezente dhe të kujdesen për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”. Ne i inkurajojmë ata të gjejnë mënyra dhe të ndërtojnë besimin e nevojshëm mes forcave të policisë dhe njerëzve. Jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën. Në të njëjtën kohë, kjo është këshilla që ia kemi dhënë jo vetëm qeverisë së Kosovës por edhe të gjitha qeverive të rajonit”, ka theksuar ai.

    “Ne kemi KFOR-in, EULEX-in, programe për trajnimin e policëve dhe gjyqtarëve… Të njëjtën gjë e ka edhe Bashkimi Evropian. Po mundohemi që të gjitha forcat policore të zonës t’i bëjmë shumë më profesionale. Ka të meta në të gjitha këto, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të bëjmë përparim. Dhe teksa ne ecim përpara dhe zbatojmë reformat, kjo do t’ju përgatisë gjithashtu për mbylljen e kapitullit, kur të bëheni zyrtarisht kandidatë për hyrje në Bashkimin Evropian. Ndaj do të thosha se në të gjithë rajonin ka vend për profesionalizimin e policisë”, vlerësoi zyrtari amerikan.

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.