Pas përfundimit të takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-vë, Gabriel Escobar, ky i fundit u shpreh se ka ardhur në takim si mbështetës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.
Escobar tutje tha se SHBA e respekton autoritetin e Qeverisë së Kosovës dhe Kushtetutën e saj mirëpo siç tha ai është diçka tjetër bindja ndaj ligjit.
“S’kam parë ndonjëherë kaq shumë unitet në komunitetin trans-atlantik. SHBA, Bashkimi Evropian, NATO, dhe thuajse çdo mik i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë. Kështu besojmë që do të dëgjohemi”.
Ne e respektojmë autoritetin e qeverisë së Kosovës, ne e respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim obligativ në këtë shtet, por ashtu siç tha edhe z. Lajçak është diçka tjetër bindja ndaj ligjit në letër dhe diçka tjetër harmonia mes grupeve etnike. Kështu që ne jemi duke u munduar të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Escobar para gazetarëve.
Ndërkaq për sulmet ndaj KFOR-it, Escobar u shpreh se i dënon ato dhe se sulmuesit duhet të mbahen përgjegjës.
“Sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë absolutisht për t’u dënuar dhe njërëzit të cilët e kanë bërë këtë duhet të mbahen përgjegjës”, përfundoi ai./