LajmeZgjedhjet 2025
Ervin Shabani pritet me ngrohtësi në Dujakë: Mbështetja juaj më jep forcë
Një pritje e ngrohtë dhe emocionale për kandidatin e PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, u mbajt sot në Bashkësinë Lokale Dujakë, ku qytetarët e Dujakës, Firajës, Dobrigjes dhe Planqorit shprehën mbështetje të fuqishme për vizionin e tij.
Në një mesazh falënderues, Shabani u shpreh:
Bashkësia Lokale Dujakë 💙
Faleminderit nga zemra, vendi im!
Në çdo takim me ju ndjej dashurinë, përkushtimin dhe shpirtin e vërtetë të Dujakës, Firajës, Dobrigjes dhe Planqorit.
Këtu jam rritur, këtu e ndjej çdo fjalë e çdo shikim që vjen nga zemra.
Mbështetja juaj më jep forcë për të ecë përpara, për juve, për Gjakovën, për çdo familje që beson se mund të bëjmë #maMirë.
#ervinshabanipdk191